PËLQEJ:  
TREGOJUA MIQVE:  

A është e vërtetë historia e Adamit dhe Evës? A kanë ekzistuar vërtet Eva dhe Adami?

Pyetje: “Çfarë provash ka për historinë e Adamit dhe Evës si njerëzit e parë në tokë?”

Përgjigjia jonë: Faleminderit për pyetjen. Është një pyetje e mirë që kërkon një përgjigjie të mirë. Ka prova të shumta për të besuar historinë e Adamit dhe Evës – që ata ishin historikë, pra vërtet njerëzit e parë në tokë.

Jeta e Adamit dhe Evës

Së pari, Zanafilla 1-2 i paraqet ata si persona të vërtetë dhe madje tregon edhe ngjarjet e rëndësishme të jetës së tyre. Së dyti, ata lindën fëmijë të vërtetë që lindën fëmijë të vërtetë (Zanafilla 4-5). Së treti, fraza “kjo është prejardhja e” që Moisiu e përdori për të treguar historitë e mëvonshme (p.sh. Zan.6:9; 10:1; 11:10, 27; 25:12, 19) gjendet edhe në historinë e krijimit (2:4) dhe të Adamit, Evës dhe pasardhësve të tyre.

Së katërti, kronologjitë e mëvonshme e vendosin Adamin në krye të listës (Zan. 5:1; 1 Kron. 1:1). Së pesti, Dhiata e Re e vendos Adamin në krye të paraardhësve të vërtetë të Jezusit (Luka 2:38). Së gjashti, Jezusi iu referua jetës së Adamit dhe Evës si të parët “mashkull dhe femër”, duke e bërë bashkimin e tyre fizik bazë për martesën (Mat. 19:4).

Historia e Adamit dhe Evës

Së shtati, libri i Romakëve deklaron se vdekja erdhi në botë prej “një njeriu të vetëm” të vërtetë – Adamit (Rom. 5:12). Së teti, krahasimi i Adamit (“Adamit të parë”) me Krishtin (“Adamit të fundit”) tek 1 Korintasve 15:45 tregon që Adami shihej si person i vërtetë historik.

Së nënti, deklarata e Palit se “së pari u formua Adami pastaj Eva” (1 Tim. 2:13-14) tregon se ai e ka fjalën për persona të vërtetë. Së dhjeti, logjikisht, duhej të kishte patur një çift njerëzish në fillim, mashkull e femër, ndryshe s’kishte si të vazhdonte raca. Bibla i quan këta Adam dhe Evë, dhe ne s’kemi arsye pse të dyshojmë në ekzistencën reale të tyre.

Ajo që tregohet në Zanafillë është në kundërshtim me idenë e makroevolucionit. Zanafilla thotë që Adami u krijua nga pluhuri i tokës, dhe jo që ai evoluoi nga kafshët (Zan. 2:7). Ajo tregon për një krijim të menjëhershëm, me urdhrin e Perëndisë, jo për një proces të gjatë natyror (krahaso Zan. 1:1, 3, 6, 9, 21, 27). Perëndia krijoi Evën nga Adami; ajo nuk evoluoi në mënyrë të pavarur. Adami ishte qenie inteligjente që mund të fliste një gjuhë, të studionte dhe emërtonte kafshët, dhe të përfshihej në veprimtari të ndryshme për të jetuar. Ai nuk ishte një gjysmë-majmun i paditur.

 Si të fillosh një marrëdhënie personale me Perëndinë
 Kam një pyetje...
TREGOJUA MIQVE:  

TOP