PËLQEJ:  
TREGOJUA MIQVE:  

Enë Argjile

A lejohet logjika e thjeshtë ndërsa shqyrtojmë se si jetët tona dhe ky univers erdhën këtu?

I printueshëm në PDF

Arkeologët thonë që gjetja e një ene argjile është një tregues i qartë, një provë e mjaftueshme për të çuar në arsyetimin që një qytetërim dikur ka ekzistuar aty. Askush nuk beson që toka, ose era, ose elementet kimike rastësisht u mblodhën për të formuar enë argjile dhe padashje pikturuan diçka mbi të. Njerëzit i bënë këto. Nëse një enë argjile tregon projektim njerezor, në çfarë përfundimi arrijmë për një objekt, krijimi i të cilit është shumë më tepër kompleks, siç është syri i njeriut? Ai mund të dallojë rreth shtatë milion ngjyra. Lëviz 100,000 herë çdo ditë me fokusim të rregullt. Dhe përballon rrreth 1.5 milion mesazhe simultane.1

Mos vallë duhet të besojmë që një enë argjile nuk u krijua në mënyrë natyrore, ndërsa syri njerëzor thjesht erdhi në ekzistencë nga elementët në atmosferë? Disa do të thonin që shkenca kërkon një përfundim të tillë, sepse t’i besosh Zotit nuk është shkencore. A nuk është kjo njëlloj sikur të gjesh enën e argjilës dhe të fillosh me supozimin që njerëzit nuk ekzistonin në atë zonë, kështu që shkencëtarët duhet të gjejnë se si kjo enë argjile u zhvillua nga elementet në toke ose në ajër.2

Neve na është thënë se krijimi i një syri njerëzor kërkon një kohë të gjatë. Eshtë supozuar se që të ndodhë një rastësi e tillë duhet një kohë shumë të gjatë, një masë e madhe kohe për të sjellë në një harmoni të tillë të përsosur diçka kaq komplekse.

Ja një provë. Le të themi që dikush ju dha një qese plastike të mbushur me të gjithë pjesët e një ore, ku ti ishe i sigurt se të gjitha disqet, vidat, mekanizmat e duhura lëvizëse janë brenda në qese. Për sa kohë do të ishe gati të tundje qesen duke shpresuar që vidat do të gjenin vrimat e duhura dhe që do të vidhosen mirë? Duhet të ketë mundësi që të ndodhë. Imagjinoje veten duke e tundur atë qese. Ti ndoshta nuk do ta bëje këtë për më shumë se 30 sekonda. Pse jo? Sepse logjika e thjeshtë të thotë që pavarësisht nga sa e tund qesen, nuk ka gjasa që ato copëza të bëhen një ore funksionale. Nuk ka rëndësi nëse e tund qesen për një minutë apo për njëmijë vjet.

Vetëm sepse dikush thotë që “ndoshta, një ditë, në një farë mënyre, rastësisht” ….. a duhet kjo linjë të arsyetuari të zevendësoje logjikën e thjeshtë? Ashtu si tek “Rrobat e reja të Perandorit” (përralla e Andersenit) a nuk do të dalë një zë nga turma që të thotë: “Po, por jeta komplekse e dalë nga jojeta e thjeshtë është një rastësi e imponuar së jashtmi. A nuk do të kishte më shumë kuptim që të kërkonim për një shpjegim tjetër?”

Po për mundësinë e jetës në tokë? Ndoshta ti je i vetëdijshëm për gjithë kushtet ideale që ishin të domosdoshme për të bërë të mundur ekzistencën tonë këtu. Distanca e duhur e tokës nga dielli, kombinimi ideal i elementëve të gaztë në atmosferën tonë, këndi dhe rrotullimi i përsosur i Tokës, forca e gravitetit, prezenca e ujit, etj, etj.

Astonomi dhe fizikanti Xhorxh Shmut shpjegon që shkalla e mirë-modifikimit që kërkohet që jeta të ekzistojë në Tokë do të ishte njëlloj si të qëllosh me shigjetë drejt planetit Pluton (katër milliard milje larg) dhe shigjeta të kthehet përsëri brenda diametrit të 100 metrave nga aty ku u nis.3

A do që të vesh bast? A do të ishe gati të vije bast nëse mundësitë do të ishin 5 : 1 kundër teje? Po nëse do të ishin 6000 : 1 kundër teje? Nëse do të vije bast në zhvillimin e Universit pa një Projektues mundësitë e vetëformimit të universit tonë janë 1 kundrejt 10124.

Përsëri, thjesht sepse ekziston një grimcë e vogël mundësie që të gjitha pjesët e nevojshme në mënyrë të përsosur qëlluan rastësisht në vendin e duhur a duhet një person i arsyeshëm që të arrijë në përfundimin që ndodhi pikërisht në këtë lloj mënyre? Nëse mundësitë që një avion të arrinte në destinacionin e duhur në mënyrë të sigurt do të ishin 1 në 10124 kush do të hipte në atë avion?! Ne jemi shumë të arsyeshëm në shumë fusha të jetës. Ne shikojmë enët e argjilës apo një orë dorë dhe themi që është mëse e dukshme që i ka krijuar njeriu edhe nëse nuk i shohim ata njerëz. A nuk mund të përdoret e njëjta logjikë edhe kur konsiderojmë trupin e njeriut dhe universin?

A nuk të japin arsye këto detaje të imëta dhe të ndërlikuara të trupit njerëzor dhe të universit të thuash: “Edhe pse nuk e shoh atë, ka më shumë kuptim të arrij në përfundimin që Perëndia ekziston”?

Nëse je i interesuar të njohësh Perëndinë personalisht këtu tregohet si mund ta bësh këtë: A keni dëgjuar për Katër Ligjet Shpirtërore?

 Si të fillosh një marrëdhënie personale me Perëndinë
 Kam një pyetje...

(1) Hugh Davson (Hju Dauson), ( “Psikologjia e syrit,”) edicioni i 5-te (New York: McGraw Hill, 1991).
(2) Konceptet dhe artikujt që ne ju rekomantojmë janë shkruar nga Dr. John P. Marcus . Ai mori titullin Ph. D në kimi biologjike në Universitetin e Miçiganit dhe është officer kërkimesh në qendrën kryesore të kërkimeve për patologjinë e bimësisë tropikale të Kuinslandit në Australi. Aktualisht është duke bërë kërkime të reja mbi proteinat kundër mykut dhe geneve përgjegjëse, dhe zbatimin e tyre në inxhinierinë gjenetike bimore kundër sëmundjeve.
(3) Fred Herren, (”Me trego Perëndinë”), edicioni i 3-te. (Wheeling, IL: Day Star, 1997), 213.

TREGOJUA MIQVE:  

TOP