PËLQEJ:  
TREGOJUA MIQVE:  

A ka thënë Jezusi ndonjëherë se është Perëndi?

A është Jezusi Perëndi? Hetoni këto pretendime interesante…

I printueshëm në PDF

Kishte njerëz që ishin të bindur se Jezusi ishte Perëndia:
Pali: “Ai është shëmbëllesa e Perëndisë së padukshëm.”1
Gjoni: “Ai (fjala) ishte në fillim me Perëndinë.”2
Pjetri: “Shenjtëroni Zotin Perëndinë në zemrat tuaja.”3

Por çfarë ka thënë Jezusi për Veten e Tij?

A e ka identifikuar Ai ndonjëherë Veten si Perëndi? Sipas Biblës… absolutisht që po! Në vijim po japim disa nga deklaratat që Ai bëri gjatë kohës që ishte në tokë, secila në kontekstin e vet.

A është Jezusi Perëndi? Ai tha se ishte i barabartë me Perëndinë.

“Abrahami, ati juaj, ngazëllohej në shpresën që të shihte ditën Time; e pa dhe u gëzua. Judenjtë, pra, i thanë: “Ti ende nuk je pesëdhjetë vjeç dhe e paske parë Abrahamin?” Jezusi u tha atyre: “Në të vërtetë, në të vërtetë, Unë po ju them: para se të kishte lindur Abrahami, Unë jam.” Atehër ata morën gurë, që t’i hidhnin kundër Tij; por Jezusi u fsheh dhe doli nga tempulli, duke kaluar midis tyre; dhe kështu u largua.”4

“Unë dhe Ati jemi një.” Prandaj judenjtë morën përsëri gurë për ta vrarë me gurë. Jezusi u përgjigj atyre: “Ju tregova shume vepra të mira nga Ati Im; për cilën nga këto më vrisni me gurë?” Judenjtë u përgjigjën duke thënë: “Ne nuk të vrasim me gurë për asnjë vepër të mirë, po për blasfemi, dhe sepse Ti, duke qenë njeri, e bën Veten Perëndi.”5

Pastaj Jezusi thirri dhe tha: “Kush beson në Mua, nuk beson në Mua, por në Atë që më ka dërguar. Dhe kush më sheh Mua, sheh Atë që më ka dërguar. Unë kam ardhur si drita për botën, që kushdo që beson në Mua të mos mbetet në errësirë.”6

Kështu, mbasi ua lau këmbët, mori përsëri rrobat e Tij, zuri vend rishtas në tryezë dhe u tha atyre: “A e kuptoni këtë që ju kam bërë? Ju më quani Mësues dhe Zot, dhe mirë thoni, sepse jam. Në qoftë se Unë, Zoti dhe Mësuesi, ju kam larë këmbët, edhe ju duhet t’i lani këmbët njëri-tjetrit.”7

Jezusi i tha: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet Meje. Po të më kishit njohur Mua, do të kishit njohur edhe Atin Tim; qysh tani e njihni dhe e keni parë.” Filipi i tha: “Zot, na e trego Atin, dhe na mjafton.” Jezusi i tha: “Ka kaq kohë që Unë jam me ju dhe ti nuk më ke njohur akoma, o Filip? Kush më ka parë Mua, ka parë Atin; si vallë po thua na e trego Atin?”8

A është Jezusi Perëndi? Si e përshkruante Ai Veten:

Atëherë Jezusi u tha atyre: “Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se jo Moisiu jua ka dhënë bukët nga qielli, por Ati Im ju jep bukën e vërtetë nga qielli. Sepse buka e Perëndisë ëshët Ai që zbret nga qielli dhe i jep jetë botës.” Atëherë ata i thanë: “Zot, na jep gjithmonë atë bukë.” Dhe Jezusi u tha atyre: “Unë jam buka e jetës; kush vjen tek Unë nuk do të ketë më kurrë uri dhe kush beson në Mua, nujk do të ketë më kurrë etje.”9

Dhe Jezusi u foli atyre përsëri duke thënë: “Unë jam drita e botës; kush më ndjek Mua nuk do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës.” Tëherë farisenjtë i thanë: “Ti dëshmon për Vetveten; dëshmimi Yt nuk është i vërtetë.” Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: “Edhe pse dëshmoj për Vetvete, dëshmimi Im është i ëvrtetë, sepse Unë e di nga kam ardhur e ku po shkoj; ju, përkundrazi, nuk e dini as nga vij dhe as ku po shkoj.”10

Prandaj Jezusi u tha atyre përsëri: “Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Unë jam dera e deleve. Të gjithë ata që erdhën para Meje janë vjedhës e kusarë; por delet nuk i kanë dëgjuar. Unë jam dera; nëse dikush hyn nëpërmjet Meje, do të shpëtohet; do të hyjë, do të dalë dhe do të gjejë kullotë. Vjedhësi nuk vjen veçse për të vjedhur, për të vrarë e për të shkatërruar; por Unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk. Unë jam bariu i mirë; bariu i mirë jep jetën e Vet për delet.”11

Marta i tha Jezusit: “Zot, po të ishe këtu, im vëlla nuk do të kishte vdekur, por edhe tani e di se të gjitha ato që Ti i kërkon Perëndisë, Perëndia do të t’i japë.” Jezusi i tha: “Yt vëlla do të ringjallet.” Marta i tha: “E di se do të ringjallet, në ringjallje, ditën e fundit.” Jezusi i tha: Unë jam ringjallja dhe jeta; ai që beson në Mua, edhe sikur të duhej të vdiste do të jetojë. Dhe ai që jeton e beson në Mua, nuk do të vdesë kurrë përjetë. A e beson ti këtë?” Ajo i tha: “Po, Zot, unë besoj se Ti je Krishti, Biri i Perëndisë, që duhet të vinte në botë.”12

A është Jezusi Perëndi? Për çfarë tha Ai se ishte dërguar:

Dhe Jezusi i thirri ata pranë Vetes dhe u tha: “Ju e dini se të parët e kombeve i sundojnë ato dhe të mëdhenjtë përdorin pushtet mbi ato, por midis jush kështu nuk do të ndodhë; madje secili prej jush që do të dojë të bëhet i madh, qoftë shërbëtori juaj. Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t’i shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën si çmim për shpengimin e shumë vetëve.”13

Ai, në fakt, i mësonte dishepujt e Vet dhe u thoshte atye: “Së shpejti Biri i njeriut do të dorëzohet në duart e njerëzve dhe ata do ta vrasin; dhe, pasi të jetë vrarë, Ai do të ringjallet ditën e tretë.” Por ata nuk i kuptonin këto fjalë dhe kishin frikë ta pyesnin.14

“Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e Tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në Të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme. Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e Vet në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej Tij. Ai që bëson në Të nuk dënohet, por ai që nuk beson tashmë është dënuar, sepse nuk ka besuar në emrin e Birit të vetëmlindur të Perëndisë.”15

Gjithçka që më jep Ati do të vijë tek Unë; dhe atë që vjen tek Unë, Unë nuk do ta nxjerr jashtë kurrë, sepse Unë kam zbritur nga qielli jo për të bërë vullnetin Tim, por vullnetin e Atij që më ka dërguar. Ky është vullneti i Atit që më ka dërguar: që kushdo që sheh Birin dhe beson në Të, të ketë jetë të përjetshme, dhe Unë do ta ringjall atë në ditën e fundit.”16

Ende pyesni veten nëse Jezusi është Zot apo jo?Ju lutemi shihni provat e mëposhtne të paraqitura në këtë artikull: Përtej besimit të verbër.

 Si të fillosh një marrëdhënie personale me Perëndinë
 Kam një pyetje...

(1) Kolosianëve 1:15 (2) Gjoni 1:2 (3) 1 Pjetrit 3:15 (4) Gjoni 8:56-59 (5) Gjoni 10:30-33 (6) Gjoni 12:44-46 (7) Gjoni 13:12-14 (8) Gjoni 14:6-9 (9) Gjoni 6:32-35 (10) Gjoni 8:12-14 (11) Gjoni 10:7-11 (12) Gjoni 11:21-27 (13) Mateu 20:25-28 (14) Marku 9:31-32 (15) Gjoni 3:16-18 (16) Gjoni 6:37-40

TREGOJUA MIQVE:  

TOP