PËLQEJ:  
TREGOJUA MIQVE:  

A është Jezusi Perëndi?

Pyetje: “Si mund të ketë qenë Jezusi njëkohësisht edhe Perëndi edhe njeri?”

Përgjigjia jonë: Perëndia mund të bëhej njeri për të njëjtën arsye që Jezusi të mund të kryente mrekulli dhe që Perëndia mund ta krijonte universin nga asgjëja: domethënë, që Perëndia mund të bëjë si t’i pëlqejë Atij. Çdo gjë që nuk është kundër karakterit të Perëndisë, dhe që mund të bëhet, Perëndia mund ta bëjë. “Me Perëndinë çdo gjë është e mundur” (Mateu 19:26).

Vite më parë para se Zoti të vinte si Jezusi i Nazaretit, Ai lajmëroi ardhjen e Tij (profecitë e Dhiatës së Vjetër). Më pas, kur Ai erdhi, Ai na tregoi saktësisht se cili ishte Ai. Për shembull, “Përpara se Abrahami të lindte, unë jam” (Gjoni 8:58), “Ati dhe Unë jemi një” (Gjoni 10:31), dhe “Kush më ka parë Mua, ka parë Atin” (Gjoni 14:9). Për ta qartësuar këtë çështje, Jezusi kreu mrekullitë që asnjë qënie tjetër njerëzore nuk i ka kryer, pika kulmore e të cilave arriti me ringjalljen e Tij nga të vdekurit.

Ne mund të mendojmë për Jezusin si Perëndia i padukshëm që mori formë të dukshme. Ai e bëri këtë me qëllim që të komunikonte dashurinë e Tij për ne, për të na treguar rrugën drejt Tij dhe mënyrën për të bërë gjëra për Perëndinë, dhe në fund për të hapur rrugën drejt Tij. Jezusi e bëri këtë duke lejuar të dënohej me vdekje, të kryqëzohej, për faljen e mëkateve tona. Bibla thotë se, në Jezusin, Perëndia, “e zbrazi veten etij, duke marrë trajtë shërbëtori, e u bë i ngjashëm me njerëzit; dhe duke u gjetur nga pamja e jashtme posi njeri, e përuli vetveten duke u bërë i bindur deri në vdekje, deri në vdekje të kryqit” (Filipianëve 2:7-8).

Në Jezusin, Perëndia i jashtëzakonshëm u bën “i zakonshëm”, në mënyrë që Ai të mund të vdiste në vendin tonë, si një urë për ne drejt Tij, Perëndisë. Si vijon gjenden disa mënyra se si Bibla e shpjegon Zotin…

Në fillim ishte Fjala, dhe Fjala ishte me Perëndinë, dhe Fjala ishte Perëndi …Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne. (Gjoni 1:1,14)

Ai [Jezu Krishti] është shëmbëllimi i Perëndisë së padukshëm. (Kolosianëve 1:15)

Në Krishtin banon trupërisht e gjithë plotësia e hyjnisë. (Kolosianëve 2:9)

Biri është shkëlqimi i lavdisë së Perëndisë, dhe vula e qënies së tij. (Hebrenjve 1:3)

 Si të fillosh një marrëdhënie personale me Perëndinë
 Kam një pyetje...
TREGOJUA MIQVE:  

TOP