PËLQEJ:  
TREGOJUA MIQVE:  

Judaizmi dhe Jezusi

Për çfarë po kërkojnë hebrenjtë teksa presin për Mesian? Pse shumica e hebrenjve nuk e shohin Jezusin si Mesian?

I printueshëm në PDF

A e keni pyetur ndonjëherë veten se pse judaizmi nuk e pranon Jezusin si Mesian? Sigurisht “hebrenjtë për Jezusin” do të thonë se shumë judenj besojnë në Jezusin dhe kjo është e vërtetë. Por në përgjithësi, pse judaizmi ka vendosur që Jezusi nuk është Mesia i tyre?

Shkurtimisht, Jezusi nuk i përshtatej asaj çfarë ata prisnin të ishte Mesia. Në fakt, shumica e gjërave që Jezusi bëri binin në kundërshtim me pikëpamjen e tyre për Mesian.

Për shembull, në kohën e Jezusit, drejtuesit fetarë hebrenj i qëndronin rreptësisht ligjeve të Dhiatës së Vjetër për të mos punuar të shtunën. Jezusi, gjithsesi, shëronte njerëz të shtunave, ashtu siç shëronte çdo ditë tjetër. Hebrenjtë ofendoheshin nga kjo dhe arsyetonin se nëse Jezusi ishte vërtetë Mesia, Ai nuk do të shkonte kundër këtyre ligjeve fetare, të cilat ata besonin se i kishte vënë Perëndia. Ja një incident i tillë. Jezusi pa një burrë që ishte i çalë që prej lindjes (një invalid prej 38 vjetësh):

“Jezusi i tha: “Çohu, merr vigun tënd dhe ec!” Njeriu u shërua në çast, mori vigun e tij dhe eci. Atë ditë ishte e shtunë. Prandaj judenjtë i thanë atij që u shërua: “Është e shtunë; nuk është e ligjshme për ty të ngresh vigun tënd!” Ai iu përgjigj atyre: “Ai që më shëroi më tha: “Merre vigun tënd dhe ec!” Ai njeri shkoi dhe u tregoi judenjve se Jezusi ishte Ai që e shëroi. Për këtë judenjtë e përndiqnin Jezusin dhe kërkonin ta vrisnin, sepse bënte këto gjëra të shtunave.” (Gjoni 5:8-11, 15-16).

Sigurisht, drejtuesit hebrenj kishin më shumë çështje me Jezusin sesa thjesht shërimi në të shtuna. Ata mendonin se nëse Jezusi ishte Mesia, Ai duhej të mendonte e të sillej më shumë si ata vetë. Gjithsesi, në vend që t’i dënonte hajdutët dhe prostitutat, Jezusi rrinte me ta. Në vend që t’u jepte nderim publikisht drejtuesve fetarë dhe ligjeve të tyre, Jezusi fliste ashpër kundër hipokrizisë së tyre. Edhe më keq se kaq, Jezusi u thoshte atyre haptas se Ai kishte ardhur t’u jepte jetë të përjetshme, por se nëse ata nuk besonin në Të, do të vdisnin në mëkatet e tyre. Rrugë e vështirë për të fituar miratimin e tyre.

Atëherë cilat ishin pikëpamjet e tyre për Mesian? Më së shumti, hebrenjtë atëherë dhe tani kanë pritur për një Shpëtimtar, një Mbret i cili do të mbretërojë mbi Izraelin përgjithmonë.

Shkrimet e Dhiatës së Vjetër përmbajnnë një shumicë profecishë rreth këtij Mesie i Cili do të vijë si një Mbret qeverisës dhe triumfues e do të vendosë mbretërinë e Tij. Kjo nuk ka ndodhur ende, por do të ndodhë kur Jezusi të kthehet. Përveç këtij portretizimi të Mesias si Mbret, qindra profeci të tjera të Dhiatës së Vjetër i referohen qartësisht Mesias si Shpëtimtarit për mëkatet e tyre. Kjo ishte ajo që Jezusi bëri dhe që u besua nga shumë hebrenj, po edhe u refuzua nga shumë të tjerë.

Kur Jezus Krishti erdhi, jeta e Tij përputhej plotësisht me mbi 300 parashikimet specifike në Dhiatën e Vjetër. Profeti Mikea parashikoi se Mesia do të lindte në Bethlehem. Isaia parashikoi lindjen e Tij të mrekullueshme, se një e virgjër do të ngjizej. Profeti Zakaria parashikoi hyrjen e Tij në Jeruzalem mbi një gomar dhe tradhëtinë e Tij për 30 pjesë argjendi nga njëri prej ndjekësve të Tij. Isaia përshkroi se, “I vajosuri i Zotit do t’u shpallë lajmin e mirë të varfërve, të prangosurve dhe zemërthyerve…”1 Profeti David parashikoi se duart dhe këmbët e Mesias do të tejshpoheshin dhe se ushtarët do të hidhnin short për veshjet e Tij.

Jezusi përmbushi përsosmërisht të gjitha 300 profecitë e Dhiatës së Vjetër! Shanset që një person tjetër të përmbushë sikur edhe 8 prej këtyre parashikimeve janë 1 në 100,000,000,000,000,000.2

Gjithsesi, edhe pse profecitë janë aty dhe të përmbushura, fokusi për shumë hebrenj ka qenë pritja për një Mesia politik, një që do t’i çlironte përfundimisht e në mënyrë të pakthyeshme nga konflikti me kombet e tjera. Në kohën e Jezusit hebrenjtë ishin nën dominimin e romakëve. Dhe shumë hebrenj po shpresonin se Jezusi ishte Mesia që do t’i çlironte ata nga qeveria romake.

Në përgjigje ndaj kësaj shprese, një turmë e madhe u kthye në një paradë të mirëfilltë për Jezusin teksa Ai hynte në Jeruzalem. Ata shtronin degë palme përgjatë rrugës teksa Jezusi ecte mbi një gomar për në Jeruzalem (edhe kjo e profetizuar në lidhje me Mesian). Dhe ata thërrisnin, “Bekuar qoftë Ai që vjen në emër të Zotit!” Edhe vetë dishepujt e Jezusit e pyesnin Atë me entuziazëm, “A është kjo koha kur do ta vendosësh mbretërinë Tënde?” Të gjithë po shpresonin se Jezusi do t’i çlironte hebrenjtë nga dominimi prej romakëve. Por kjo nuk është ajo ç’ka Jezusi erdhi të bënte. Ai erdhi të përmbushte atë që Isaia kishte parashikuar për Mesian:

“I përçmuar dhe i hedhur poshtë nga njerëzit, njeri i dhembjeve, njohës i vuajtjes, i ngjashëm me dikë para të cilit fshihet faqja, ishte përçmuar, dhe ne nuk e çmuam aspak. Megjithatë Ai mbante sëmundjet tona dhe kishte marrë përsipër dhembjet tona; por ne e konsideronim të goditur, të rrahur nga Perëndia dhe të përulur. Por Ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona; ndëshkimi për të cilin kemi paqen është mbi Të, dhe për shkak të vurratave të Tij ne jemi shpëtuar. Ne të gjithë endeshim si dele; secili prej nesh ndiqte rrugën e vet, dhe Zoti bëri që të bjerë mbi Të paudhësia e ne të gjithëve.” (Isaia 53:3-6)

Jezusi erdhi të paguante për mëkatet individuale të secilit person, në mënyrë që ata të mund të faleshin…përfshirë këtu edhe hebrenjtë. Por ata nuk po prisnin për një Mesia që do të paguante për mëkatet e tyre. Ata donin një Mesia i Cili do të vinte të qeveriste mbi kombet, gjë që Jezusi do ta bëjë një ditë.

Ashtu siç ishin hebrenjtë të dominuar nga romakët, edhe sot Izraeli vazhdon të jetë në tension me dhe nën trysninë e kombeve të tjera. Sipas Biblës, Jeruzalemi do të vazhdojë të jetë zona qendrore e trazirave politike. Kjo do të jetë e vërtetë derisa Jezusi të kthehet. Dhe kur Jezusi të vijë për herë të dytë, Ai nuk do të vijë në mënyrë të përulur për të paguar për mëkatet tona, pasi kjo është bërë një herë. Ai herën e dytë do të vijë në përmbushje të pjesës tjetër të profecive të Dhiatës së Vjetër në lidhje me Mesian… si Mbret, Fitimtar dhe Gjykatës.

Në Ungjillin e Gjonit, kapitulli një, ne lexojmë këtë për Jezusin:

“Ai (fjala) ishte në botë, dhe bota u krijua me anë të Tij, por bota nuk e njohu. Ai erdhi në shtëpinë e Vet dhe të vetët nuk e pranuan, por të gjithë atyre që e pranuan, Ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë…” (Gjoni 1:10-12).

Këtu është një artikull që shpjegon psë është e arsyeshme të besosh në Jezusin: Përtej besimit të verbër.

 Si të fillosh një marrëdhënie personale me Perëndinë
 Kam një pyetje...

(1) Isaia 61:1-3 (2) Peter Stoner, i cituar nga Xhosh MekDouell, Prova që Kërkojnë Vendim, Nelson, Nashville, 1999.

TREGOJUA MIQVE:  

TOP