PËLQEJ:  
TREGOJUA MIQVE:  

Ku është Perëndia?

Dikush mund të thotë, “më trego Perëndinë” – po sikur Perëndia të jetë Perëndi i padukshëm, Perëndi i fshehur?

I printueshëm në PDF

Imagjinoni dy njerëz në një fletë letre. Këta njerëz janë dy-dimensionalë, dmth kanë gjatësi dhe gjerësi po jo lartësi; letra është gjithë bota e tyre. A mund të të shikojnë ata ty? Jo. Ata mund të shohin vetëm atë që është në letër (në botën e tyre). Ata nuk mund ta perceptojnë dot dimensionin e lartësisë. Tani ta zëmë se ti me gisht prek letrën. Tani a mund të të shohin ata? Ata nuk mund të të shohin të gjithë ty, por mund të shohin majën e gishtit tënd, atë pjesë që ka hyrë në botën e tyre.

Perëndia i fshehur

Kjo është një analogji e situatës sonë me Perëndinë. Perëndia ekziston jashtë dimensioneve tona. Ai mund të ekzistojë jashtë kohës dhe hapësirës sonë. Prandaj është e vështirë ta “shohim” Atë. Ne jemi si ata njerëzit mbi fletën e letrës dy-dimensionale. Ne nuk mund ta shohim atë që është në një dimension të tretë. Por në këtë rast, ne ekzistojmë në katër dimensione (lartësi, gjatësi, gjerësi, kohë), dhe Perëndia ekziston përtej këtyre.

Atëherë si mund ta njohim një Qenie të tillë? Ashtu si “njerëzit e sheshtë” në letër nuk mund të dinin gjë për ty po qe se ti nuk do ta prekje letrën, edhe ne nuk jemi në gjendje ta dallojmë Perëndinë nëse Ai nuk na e zbulon veten. Ai duhet të “prekë letrën” e botës sonë. Perëndia duhet të zbresë disa dimensione më poshtë.

Perëndia i padukshëm i zbuluar

Kur studiojmë historinë e njerëzimit, sidomos historinë e fesë, a shohim ndonjë rast kur Perëndia “ka prekur letrën” e botë sonë? “Gishti” i Perëndisë e ka prekur botën tonë në një person të njohur si Jezus Krishti. Jezusi shpalli se ishte Perëndia (Gjoni 8:58, 17:3), tha që të shihje Atë ishte të shikoje Perëndinë (Gjoni 12:45; 14:9), tha që Ai ishte i vetmi person që kishte ardhur drejt nga Perëndia në botën tonë (Gjoni 3:13), dhe i fali mëkatet e njerëzve, gjë që vetëm Perëndia mund ta bëjë (Marku 2:5). Shumë pasazhe të tjera të Dhiatës së Re pohojnë hyjninë e Jezusit (Gjoni 1:3,4,18; Hebrenjve 1:1-13; Kolosianëve 1:15-20, 2:9; Filipianëve 2:6). Ai ishte Perëndia që “u bë mish dhe banoi ndër ne” (Gjoni 1:14). Ai është “shembëllimi i dukshëm i Perëndisë së padukshëm” (Kolosianëve 1:15).

Nëse ne jemi “njerëzit e sheshtë” ka kuptim që Krijuesi ynë shumë-dimensional, Perëndia, të hynte në botën tonë katër-dimensionale duke u bërë qenie njerëzore. Ai e bëri të njohur veten e Tij tek ne. Por pse duhej ta bënte këtë Perëndia?

“Më trego Perëndinë”

Është një histori për një bujk të vjetër që jetonte i vetëm në një kasolle. Pranë kasolles së tij ishte një plevicë. Një natë shumë të ftohtë dimri, disa zogj filluan të përplaseshin në dritaret e kasolles së tij të ngrohtë, duke dashur t’i shpëtonin të ftohtit të acartë. Kështu që burri doli jashtë dhe hapi derën e plevicës. Atje brenda ishte ngrohtë. Ai valëviti krahët dhe iu thirri zogjve që të hynin në plevicë që të shpëtonin. Por ata nuk e kuptuan.

Sa deshi të ishte zog në atë moment! Po të ishte njëri prej tyre, do t’i drejtonte të tjerët në plevicë që të shpëtonin e të mos ngordhnin nga të ftohtët. Dhe atëherë bujku i vjetër e kuptoi pse kishte ardhur Jezusi. Megjithëse ai nuk mund të bëhej zog, Perëndia mund të bëhej njeri dhe Ai u bë. “Sepse Perëndia aq e deshi botës sa që e dha Birin e Tij të vetëmlindurin, që kushdo që beson në Të të mos humbasë, por të ketë jetën e përjetshme.” (Gjoni 3:16).

Për të mësuar më shumë për ardhjen e Perëndisë në botën tonë, lexoni seksionin e titulluar “Gjoni” në Bibël ose në këtë site.

 Si të fillosh një marrëdhënie personale me Perëndinë
 Kam një pyetje...
TREGOJUA MIQVE:  

TOP