PËLQEJ:  
TREGOJUA MIQVE:  

Çfarë ndodh pas Krishtlindjes?

Krishtlindja dikur?

Rrugët ndrisin në Dhjetorin e ftohtë. Pema e Krishtlindjes – edhe pse shumë prej nesh ia njohim meritat Vitit të ri për atmosferën – përshëndet të panumërtit që duan ta vizitojnë e të ruajnë një foto me të! Nën gjithë ngrohtësinë e fund-dhjetorit, dikush diku, vë në dukje lindjen e një Mbreti – por që erdhi në këtë botë krejt ndryshe nga mbretërit e tjerë: thjesht, në një grazhd, duke na premtuar madhështinë e tij në të ardhmen e afërt, – madhështi që vazhdon të na befasojë 20 shekuj më vonë…

Por, Dhjetori iku. Krisht-lindja ndodhi. Po tani?

Heshtja e gjatë pas Krisht-lindjes

Nëse mendon si disa, se Ungjijtë Gnostikë (dokumente të shekujve të 3-të e më vonë), janë përshkrime të sakta e të paautorizuara nga kisha, të jetës së Jezusit, atëherë mëson që Jezusi u rrit, duke e treguar veten që ishte Biri i Perëndisë, p.sh në një rast duke e ringjallur një bashkëmoshatarin e tij që ra nga çatia ndërsa loznin bashkë, në një rast tjetër duke bërë një mrekulli të shtunën, me reagime që ishin si pak jashtë kontrollit e kësisoj vinin në siklet edhe të atin e tij, Jozefin.

Komente jashtë linje: Nuk e di se pse disa e kanë të lehtë të besojnë “përralla” të këtij lloji, edhe e kanë vështirë të besojnë historinë e vërtetë biblike, që është ruajtur në katër ungjijtë (sipas Mateut, Lukës, Markut, e Gjonit), që janë krejtësisht realiste dhe afërmendsh të sakta historikisht! Ndërsa Bibla, ku përfshihen të katër Ungjijtë e sipërpërmendur, pothuajse nuk tregon asgjë rreth fëmijërisë së Jezusit, përveç një historie që na e dëshmon Luka, e cila ndodhi kur Jezusi ishte 12 vjeç. Ky pasi udhëtoi bashkë me familjen në Jeruzalem, në pelegrinazhin e zakonshëm të festës së Pashkës, familja vuri re në kthim, që Jezusi mungonte. U kthyen dhe e gjetën në tempull, në Jeruzalem, duke diskutuar me dijetarët, të cilët vunë re zgjuarsinë e tej zakonshme të djaloshit. Pasazhi gjithashtu thekson bindjen e djaloshit ndaj prindërve, por thekson gjithashtu, se po vjen koha që ai të merret me punën e “Atit të tij të vërtetë”. Dhe Luka e mbyll historinë me frazën: “Dhe Jezusi rritej në dituri, në shtat dhe në hir përpara Perëndisë dhe njerëzve.” (Luka 2:41-52). Pastaj heshtje.

Ai që në Krishtlindje përkujtohet si mbreti i premtuar i Izraelit, dhe kësisoj edhe i botës, tani po hesht! Një heshtje që ka zgjatur rreth 30 vjet.

Në kalendarin tonë kjo heshtje zgjat 3 deri në 4 muaj. Sepse në Mars/Prill ne përkujtojmë vdekjen e Krishtit… në kryq! Por tre muaj pritje kur ti e di rezultatin nuk janë pritje fare.

Çfarë lloj pritje përjetuan “besimtarët” (ata që besuan që vërtet Jezusi ishte Mbreti i dërguar nga qielli)? …

Si mendoni?

Shkroi per StudentiShqiptar.com

Afrim K

 Si të fillosh një marrëdhënie personale me Perëndinë
 Kam një pyetje...
TREGOJUA MIQVE:  

TOP