PËLQEJ:  
TREGOJUA MIQVE:  

Përballimi i të pashmangshmes

Një histori për përballjen me vdekjen dhe mësimin për jetën më pas.

nga Brandon Markette

I printueshëm në PDF

Vdekja dhe të vdekurit…Frika e vdekjes

Nëse ka ndonjë përvojë që, gjatë gjithë historisë dhe në të gjithë botën i lidh njerëzit me njëri-tjetrin, kjo është vdekja. Vdekja është diçka që të gjithë do ta përballojmë–s’ka as ushtrim, as regjim ose dietë, as teknikë meditimi, as ndonjë sasi parash që mund ta shmangë atë. Ajo është barazuesja e madhe.

Natyra përfundimtare e vdekjes, e bashkuar me pasigurinë e një jete më pas, rezulton në frikë për shumë njerëz. Ne e shohim këtë kudo rreth nesh kur përpiqemi me të gjitha forcat të ndalojmë procesin e plakjes. Ne shpresojmë se pilula tjetër, operacioni tjetër, apo zbulimi tjetër gjenetik do të jetë çelësi për zgjatjen e jetës.

Përballimi i vdekjes me paqe…jeta pas vdekjes

Megjithatë, jo të gjithë njerëzit e përballojnë vdekjen me frikë dhe pasiguri. Disa vjet më parë një miku im u përball me këtë armik të padukshëm. Në moshën 16 vjeçare u diagnostikua me kancer në stomak. Mjekët provuan çdo mjekim që ekzistonte, pa dobi. Për një vit e gjysmë Robi u shtrua në tre spitale në dy qytete të ndryshme. Në atë kohë ai humbi rreth dyzet kg dhe gjithë flokët. Hyri e doli disa herë nga spitali. Për fat të keq, pas 18 muajsh, s’mbeti më asgjë për t’u bërë për të.

Kur s’kishin çfarë të bënin tjetër, mjekët bënë të vetmen gjë që mbetej për t’u bërë: e dërguan Robin në shtëpi që të kalonte atje ditët e fundit të jetës së tij. Në këtë pikë unë isha tmerrësisht i trishtuar, i frikësuar se do të humbja mikun më të mirë dhe i zemëruar me Perëndinë. Isha i zemëruar që Perëndia nuk e shëroi. Isha i zemëruar edhe që Robi do të humbiste aq shumë nga jeta.

Përballimi me vdekjen…

Për çudinë time, Robi nuk ishte i zemëruar. Përkundrazi, ai dukej sikur po e përballonte këtë fat të tmerrshëm me ankthin që mund të përjetojë një djalë në takimin e parë me një vajzë. Deri ditën e sotme, kur kujtoj paqen që kishte përballë kësaj stuhie, mahnitem.

Paqja e tij nuk ishte një tipar i personalitetit, një vështrim indiferent ndaj jetës. Nuk ishte as një qëndrim ku- rafsha -mos- u vrafsha. Ajo buronte nga një vendim që Robi kishte marrë vetëm disa muaj para diagnozës. Me atë vendim, Robi gjeti paqe me Perëndinë.

Robi e dinte si të kishte jetë pas vdekjes.

Paqen që Robi përjetoi e gjeti në Bibël. Në librin e Romakëve, ai lexoi se “të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë” (Romakëve 3:23). Ai lexoi, “Paga për mëkat është vdekja, por dhurata e Perëndisë është jeta e përjetshme në Krishtin Jezus” (Romakëve 6:23).

Jezusi është ai për të cilin Isaia e kishte fjalën kur shkroi, “Dhe do të quhet Këshilltar i admirueshëm, Perëndi i fuqishëm, Atë i përjetshëm, Princ i Paqes” (Isaia 9:5). Princi i paqes erdhi në tokë që çdo njeri të kishte paqe me Perëndinë. Robi vendosi t’i besonte Jezusit, dhe kjo paqe u bë shumë e dukshme.

Jeta pas vdekjes… vendimi ynë

Robi nuk është personi i vetëm që duhej të merrte këtë vendim, ne të gjithë kemi nevojë të bëjmë të njëjtën gjë. Ne të gjithë duhet të vendosim nëse do ta pranojmë dhuratën e Perëndisë, jetën e përjetshme. Nëse nuk e pranojmë dhuratën e Perëndisë, jemi të dënuar me vdekje shpirtërore–ndarje të përjetshme nga Perëndia. Nëse e pranojmë, atëherë jeta e përjetshme është e jona.

Të kemi jetën e përjetshme nuk do të thotë se do t’i shpëtojmë vdekjes fizike, por mund ta përballojmë atë shumë më lehtë duke ditur se ajo çon në jetë të përjetshme në qiell. Kjo është e vërteta që Robi zbuloi, dhe marrëdhënia me Perëndinë që pasoi e bëri që ai ta përballonte vdekjen ndryshe nga shumë të tjerë. Kjo është edhe e vërteta që unë kam zbuluar dhe marrëdhënia që kam me Perëndinë bën që të përballoj ndryshe çdo ditë të jetës sime.

Nëse ti po përballesh me vdekjen dhe po mendon nëse ka jetë pas vdekjes, apo po përballesh me betejën e të jetuarit, ti mund të kesh paqe dhe shpresë. Të lutem shiko: A keni dëgjuar për Katër Ligjet Shpirtërore ?

 Si të fillosh një marrëdhënie personale me Perëndinë
 Kam një pyetje...
TREGOJUA MIQVE:  

TOP