PËLQEJ:  
TREGOJUA MIQVE:  

Një patericë për të dobtin

Një studente në Universitetin e Prinstonit flet rreth mënyrës së trajtimit të stresit akademik.

nga Sabriya English

I printueshëm në PDF

Në botën time ku alternativat e mia për t’u përshtatur kanë të bëjnë me dëndjen me heroinë, me angazhimin në raporte të panumërta seksuale, apo me mohimin e problemeve të mia deri në pikën e shkatërrimit nervor aty nga mosha pesëdhjetë vjeçare, a do të kishte kuptim t’i flakja shpresat e mia mbi një marangoz të panjohur me një rast të pashërueshëm të kompleksit-perëndi?

Në ato raste kur stresi akademik kërcënon të më dërgojë për t’u hedhur nga kulla 250 vjeçare, a do të kishte kuptim të shkoja të strukesha në një cep me një perëndi me “p” të vogël, i cili sa ka fuqinë për të më krijuar mua, aq ka edhe aftësinë për të lëvizuar malet në emrin tim? Jo! Nëse do t’i shërbej Atij në vend të një viçi të drunjtë, Perëndia im duhet të jetë me fuqi absolute, bukuri të pashoqe, autoritet sovran dhe hir të vazhdueshëm; gjithçka tjetër do të ishte humbje e kohës së çmuar.

Edhe pse e kam njohur Jezusin qysh në moshën shtatë vjeçare, u desh deri sa të shkoja të shkollë të mesme që të ndieja neveri nga vitet e ushqimit tim fetar të plogët dhe të pafuqishëm. M’u desh gjithë kjo kohë e gjatë që të kuptoja se Perëndia nuk është Perëndia i ndonjë tradite apo opinioni njerëzor; as nuk është Ai Perëndia i ritualeve të rëndomta. Ai dëshiron një marrëdhënie me ne. Sot, mund të lëvdoj emrin e Tij me zë të lartë, sepse kam shijuar dhe kam parë sa bukur më mban përmes situatave të vështira, duke bërë që të afrohem më shumë me Të.

Është një lehtësim i madh të jesh në gjendje të vendosësh gjithçka mbi tryezë para dikujt i cili nuk do të qeshë apo të të kthejë mbrapsh. Perëndia nuk kërkon që unë të jem e përsosur: Ai kërkon vetëm që unë të pendohem për mëkatet e mia dhe t’i bindem Atij, duke jetuar në një mënyrë që e tregon Atë ashtu siç është në të vërtetë.

Çfarë e bën të veçantë një marrëdhënie personale me Perëndinë, nëpërmjet Jezu Krishtit? Lehtësimi se shpëtimi nuk është një listë “mos-esh”, apo kërcënimesh për ndëshkim të pashmangshëm dhe të përjetshëm. Nuk është një barrë mizore mbi shpatullat e mia. Jezusi tha: “Ejani tek unë ju të gjithë që jeni të lodhur dhe të rënduar se unë do t’ju jap çlodhje. Merrni zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse jam i butë dhe i përulur nga zemra dhe do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj. Sepse zgjedha ime është e lehtë dhe barra ime e ëmbël.” A nuk duket kjo kaq rifreskuese?

Një patericë për të dobtin? Më trego një person me probleme minimale dhe aftësinë për t’i përballuar të gjitha përsosmërisht; dikë i cili nuk mundohet nën barrën e vet, apo që nuk qan, që nuk zemërohet apo që nuk mërzitet…ai jeton në botën e Babagjyshit të Vitit të Ri. Një patericë për të dobtin? Oh, po!

Kuptova që jetën përmbushëse nuk ta jep alkooli, notat e mira, veprat e mira apo Hagen Daaz-i (një lloj akulloreje, shën. përkth). Vetëm kur rrëfeva mëkatin tim dhe e pranova Jezu Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin tim, e mora vesh se çfarë donte të thoshte kur premtoi jetë dhe jetë me bollëk. Ndihesh mirë kur i pëlqen Dikujt dhe nuk shqetësohesh për të kënaqur gjithë të tjerët. Po aq alergjike sa jam ndaj dhimbjes, nuk mund të thoja se do të vdisja për një bindje nëse ajo nuk e ka provuar veten se për të ia vlesh të vdesësh. Unë, si shumë studentë të tjerë këtu (Prinston) dhe nëpër botë, e kemi gjetur këtë bindje në marrëdhënien tonë me Jezu Krishtin.

“Unë e kam vënë vazhdimisht Zotin përpara syve të mi; duke qenë se Ai rri në të djathtën time, unë nuk do të hiqem kurrë nga vendi. Prandaj zemra ime gëzohet.” (Psalmi 16:8,9)

 Si të fillosh një marrëdhënie personale me Perëndinë
 Kam një pyetje...
TREGOJUA MIQVE:  

TOP