PËLQEJ:  
TREGOJUA MIQVE:  

Cili është qëllimi im në jetë?

Jeta merr kuptim kur e di qëllimin e saj.

I printueshëm në PDF

Kini parasysh një çekiç. Është projektuar për të goditur gozhdë. Për këtë qëllim u krijua. Tani, përfytyroni sikur çekiçi të mos përdorej kurrë. Thjesht qëndron në kutinë e veglave. Çekiçi nuk do t’ia dijë.

Por, tani përfytyroni sikur i njëjti çekiç të ketë shpirt dhe ndërgjegjie. Ditët kalojnë dhe ai qëndron në kutinë e veglave. Se si ndihet që po qëndron brenda, por nuk është i sigurtë pse. Diçka i mungon, por nuk e di se çfarë është.

Një ditë të bukur dikush e nxjerr nga kutia e veglave dhe e përdor për të thyer degë pemësh për të bërë zjarr. Çekiçi është i ngazëllyer. Po e mbanin në dorë, po sillej sa andej-këndej, po godiste degët–çekiçit i pëlqeu kjo gjë. Megjithatë, në fund të ditës, ishte ende i pakënaqur plotësisht. Të godisje degët ishte qejf, por nuk mjaftonte. Ende i mungonte diçka.

Në ditët në vijim, po përdoret shpesh. Ai çentron një rrotë biçiklete, shkërmoq një shtresë mermeri, godet këmbën e një tavoline që kishte dalë nga vendi. Ende, nuk ka mbetur i kënaqur. Dëshiron më tepër veprim. Ai ka qejf të përdoret sa më shumë të jetë e mundur për të goditur gjëra përreth, për të thyer gjëra, për të shkërmoqur gjëra, për të shtypur gjëra. Ai mendon se nuk ka patur mjaft aktivitete sa për t’u kënaqur. Ai beson se më tepër nga këto është zgjidhja për mungesën e kënaqësisë që ka.

Por një ditë dikush e përdor atë mbi një gozhdë. Papritur, ndizen dritat në shpirtin e tij prej çekiçi. Tani e kupton se për çfarë ishte projektuar me të vërtetë. Qëllimi ishte të godiste gozhdë. Të gjitha gjërat e tjera që godiste as nuk mund të krahasoheshin. Tani e dinte se çfarë po kërkonte për kaq kohë shpirti i tij.

Ne jemi krijuar në shembëllimin e Perëndisë për të patur marrëdhënie me Të. Qenia në këtë marrëdhënie është e vetmja gjë që do të kënaqë përfundimisht shpirtrat tanë. Derisa të vijmë në njohjen e Perëndisë, kemi patur shumë përvoja të mrekullueshme, por nuk kemi goditur një gozhdë. Ne jemi përdorur për ndonjë qëllim të fisshëm, por jo për atë për të cilin u projektuam, jo për atë përmes të cilit do të gjejmë kënaqësinë më të madhe. Një nga etërit e kishës së hershme, Agustini u shpreh në këtë mënyrë: “Ti [Perëndi] na ke krijuar për veten tënde dhe e shqetësuar është zemra jonë derisa të gjejë prehje në Ty.”

Një marrëdhënie me Perëndinë është gjëja e vetme që e shuan mallin e shpirtit tonë. Jezu Krishti tha: “Unë jam buka e jetës. Ai që vjen tek unë nuk do të ketë më kurrë uri, ai që beson tek unë, nuk do të ketë më kurrë etje.” Derisa të vijmë në njohjen e Perëndisë, ne jemi të uritur dhe të etur në jetë. Ne përpiqemi të “hamë” dhe të “pimë” të gjithat gjërat për të kënaqur urinë dhe etjen tonë, por ashtu mbetemi sërish.

Ne jemi si çekiçi. Nuk e kuptojmë se çfarë do t’i japë fund boshllëkut tonë, mungesës së përmbushjes në jetët tona. Edhe në mes të një kampi përqendrimi nazist, Kori Ten Bum zbuloi se Perëndia është tërësisht përmbushës: “Themeli i lumturisë sonë ishte se e dinim që ishim të fshehur me Krishtin në Perëndinë. Mund të kishim besim në dashurinë e Perëndisë…Shkëmbit tonë i cili ishte më i fortë sesa errësira më e madhe.”

Zakonisht, kur e lëmë Perëndinë jashtë jetëve tona, ne përpiqemi të gjejmë përmbushje në diçka tjetër përveç Perëndisë, por nuk ngopemi kurrë nga ajo gjë. Ne “hamë” dhe “pimë” vazhdimisht, duke menduar gabimisht se ‘më shumë’ është përgjigjia për problemin, e megjithatë nuk jemi të kënaqur.

Dëshira jonë më e madhe është të njohim Perëndinë, të kemi një marrëdhënie me Perëndinë. Pse? Sepse për këtë jemi projektuar. A ke goditur gozhdë deri tani?

 Si të fillosh një marrëdhënie personale me Perëndinë
 Kam një pyetje...
TREGOJUA MIQVE:  

TOP