PËLQEJ:  
TREGOJUA MIQVE:  

A gjendemi këtu rastësisht?

Pyetje: “Pse mos të gjendemi këtu si rrjedhojë e rastësisë dhe kohës? A është vërtet i domosdoshëm Perëndia?”

Përgjigjia jonë: Është e pamundur që diçka të vijë absolutisht nga asgjëja, nuk ka rëndësi sa miliarda vjet kanë kaluar, pasi koha vetë nuk është shkaktarja e ndonjë gjëje. Gjërat mund të ndryshojnë me kalimin e kohës, por nuk është koha që i ndryshon gjërat.

Nëse ka patur një kohë kur nuk ekzistonte absolutisht asgjë, atëherë edhe ekzistenca e gjësë më të vogël do të ishte një mrekulli absolute. Ekzistenca e grimcës më të vogël të një elementi — nëse do të vinte absolutisht nga asgjëja — do të ishte një mrekulli shumë më e madhe sesa një ari polar që fluturon. Të paktën me ariun polar, ke diçka me të cilën mund të punosh. Kur nuk ekziston absolutisht asgjë, nuk ka absolutisht agjë me të cilën të punosh.

Ja se ç’dua të them: nëse ka patur ndonjëherë një kohë kur nuk ka ekzistuar absolutisht agjë, do të kishte ende absolutisht asgjë sot. Pra, rastësi plus kohë nuk është një shpjegim i vlefshëm. Të thuash se jemi këtu si rrjedhojë e rastësisë (në një farë mënyre duke ardhur nga asgjëja), kërkon më shumë besim sesa të besosh në një Projektues Inteligjent. Për më tepër shih, Ekzistenca.

 Si të fillosh një marrëdhënie personale me Perëndinë
 Kam një pyetje...
TREGOJUA MIQVE:  

TOP