PËLQEJ:  
TREGOJUA MIQVE:  

A eshte gabim seksi para martese? A duhet të jetojmë jetë të mërzitshme?

Pyetje: “A është gabim seksi para martese? Pse sipas ju të krishterëve të gjitha gjërat që janë të bukura dhe argëtuese janë të gabuara? Pse do t’i ndalonte gjërat argëtuese një Perëndi i dashur?”

Përgjigjia jonë: Mendo këtë, a është gabim të ngasësh makinë? Jo. A është gabim që një 13 vjeçar të ngasë makinë? Po. Është gjë e bukur dhe argëtuese, por vë në rrezik jetën e tij dhe të të tjerëve.

A është gabim seksi midis një burri dhe gruaje në martesë? Jo. A është gabim seksi me gruan apo burrin e dikujt tjetër? Po. Mund të jetë i bukur dhe argëtues, por shpesh sjell shumë zemërthyerje ndaj bashkëshortit/es dhe fëmijëve.

Ne na pëlqen të vendosim çfarë është e drejtë dhe e gabuar sipas dëshirës sonë. Kjo është natyra njerëzore. Kur është fjala për të patur marrëdhënie seksuale me dikë, ne duam të vendosim standartet tona. Shpesh standartet tona janë: nëse personi tjetër nuk është i martuar, s’ka problem. Por, po sikur personi tjetër të vihet në rrezik nga një sëmundje seksualisht e transmetueshme? Tani ngatërrohet pak puna. Po sikur tjetra të mbetet shtatzënë dhe të përballojë vendimin e vështirë të abortit? Prapë e ngatërruar. Po sikur personi tjetër të jetë një i afërm? Po sikur të jetë i të njëjtit seks? Po sikur të jetë seks për pagesë? Po sikur të jetë seks për pornografi? Po sikur të jetë me fëmijë?

Ajo që mund të jetë e bukur dhe argëtuese për dikë, mund të shihet si shumë e keqe për dikë tjetër. Apo jo? Si e përcaktojmë, atëherë, çfarë është e mirë dhe çfarë është e gabuar?

Një Perëndi i dashur na i ka bërë të njohura udhëzimet e Tij mbi jetën. Ai thotë se mëkati është i këndshëm për pak kohë. Ndoshta s’ka asnjë mëkat që nuk është i këndshëm për momentin. Por kënaqësia nuk mund të jetë standarti ynë i vetëm për të marrë vendime. Mendo sa do kënaqeshim ndonjëherë po ta godisnim keq vëllain ose motrën. Do të kënaqeshim për një moment, por për fat të mirë ne nuk e bëjmë këtë sepse kënaqësia nuk është e vetmja udhërrëfyese.

Perëndia do që të na ruajë nga probleme të tmerrshme që mund t’i sjellim vetes me vendimet tona të marra. Ai na do me të vërtetë dhe do të na mbrojë nga vendime dhe sjellje që shkatërrojnë jetën tonë dhe të të tjerëve.

Pse Perëndia (i cili e krijoi seksin) e kufizon atë vetëm për në martesë? Që t’iu prishë kënaqësinë njerëzve apo që të sigurohet që një çift të gëzojnë nivelin më të thellë të intimitetit, të rezervuar vetëm për njëri-tjetrin? Kur Perëndia na udhëzon për diçka, motivet e Tij janë të pastra dhe burojnë nga dashuria e Tij për ne.

Njerëzit përdoren seksualisht për argëtim të momentit, por po sikur të ketë gjëra më me vlerë se kënaqësia e përkohshme? Si p.sh. dinjiteti, vlerësimi për veten, dhe trajtimi i tjetrit si person me vlerë? Ndoshta Perëndia mendon se marrëdhëniet mund të ishin më të forta, më të sigurta dhe më intime nëse do ndërtoheshin mbi diçka më substanciale sesa seksi. Cilatdo që të jenë arsyet, urtësia e Perëndisë e tejkalon tonën dhe mund t’i besojmë. Dhe shpesh ndodh që më vonë ia kuptojmë vlerën.

 Si të fillosh një marrëdhënie personale me Perëndinë
 Kam një pyetje...
TREGOJUA MIQVE:  

TOP