PËLQEJ:  
TREGOJUA MIQVE:  

Si i vendos standartet e tua seksuale?

Pyetje: “Çfarë thotë Zoti për llojet e ndryshme të përfshirjes seksuale? Cilat janë vlerat morale të Zotit në lidhje me seksin?”

Përgjigjia jonë: Shumë njerëz sot e përcaktojnë përfshirjen e tyre seksuale, të bazuar në standartet e tyre personale të vlerave morale. Kjo në një këndvështrim është korrekte, sepse seksi është përgjegjësi personale, dhe rrjedhimisht përcaktohet personalisht. Nga ana tjetër, seksi përfshin dy njerëz, kështu që nuk është thjesht një çështje personale standartesh, apo jo?

Disa thonë që është në rregull të kryesh marrëdhënie seksuale, nëse e do një person. Të tjerë shtojnë që është në rregull për aq kohë sa je i përkushtuar në një marrëdhënie. Por shumë të tjerë thonë se as dashuria dhe as përkushtimi nuk janë të nevojshëm. Të pasurit më shumë kënaqësi fizike është një arsye e mjaftueshme për tu përfshirë seksualisht.

Së fundmi, janë shtuar ata që mendojnë se askush nuk ka të drejtë të citojë ndonjë standart për seksin dhe standarti duhet thjesht të ngelet: kryerja e marrëdhënieve seksuale me cilindo është në rregull.

Çfarë mendon ti? A është përfshirja seksuale në rregull nëqoftëse kryhet, p.sh.:

  • Në takimin e parë me dikë? Po Jo
  • Me dikë që ke dalë për muaj me rradhë Po Jo
  • Me një person të gjinisë së kundërt? Po Jo
  • Me një person të së njëjtës gjini? Po Jo
  • Në grup? Po Jo
  • Me prindin? Po Jo
  • Me dikë që është i dehur? Po Jo
  • Me dikë që ka marrë drogë Ekstazë nga dikush tjetër pa dijeni Po Jo
  • Me dikë që ka sëmundje seksualisht të transmetueshme? Po Jo
  • Me dikë që ka SIDA, por e thotë? Po Jo
  • Me një vëlla ose motër? Po Jo
  • Me dikë që është 15 vjec? Po Jo
  • Me dikë që është aktualisht i martuar me një tjetër? Po Jo
  • Me dikë që është i martuar, por që po mendon për divorcin Po Jo
  • Me dikë që është 3 vjeç Po Jo
  • Me cilindo, por kundër dëshirës së tij Po Jo
  • Me dikë që nuk është i martuar, por nëse ju do të ishit të martuar Po Jo
  • Me një kufomë? Po Jo

E sheh sa e vështirë mund të bëhet zgjedhja? A është “seks me këdo” akoma një matës i vlefshëm? Shumë prej nesh do të preferonin ta hiqnin vizën diku në mes. Unë mendoj që x, y apo z janë gabim. Por ama, nuk ka asnjë gjë të gabuar më pjesën tjetër.

Me sinqeritet besojmë, që secili prej nesh ka kriteret e veta egoiste në lidhje me seksin. Sa prej nesh i përcaktojmë standertet tona në lidhje me seksin në bazë të asaj çka është më e mirë për personin tjetër? Hmmmmm?

Ka të paktën disa arsye për të ndjekur standartet e Zotit. Së pari, Zotit i intersojmë ne DHE i intereson edhe personi tjetër. Së dyti, urtësia dhe dashuria e tij për ne është e pamatshme.

Pra cilat janë standartet e Zotit?

1. Seksi është një nga cështjet e para të diskutuara që në fillim të Biblës. Zoti e krijoi seksin që burri dhe gruaja të kënaqeshin dhe seksi ishte një shprehje e bashkimit të përhershëm mes tyre, ku të dy ata “u bënë një mish”. Dhe qëllimi ishte që asnjë person tjetër jashtë kësaj marrëdhënieje, nuk duhet të ndërhynte aty, apo të përpiqej ta shkatërronte atë.

2. Disa fusha të seksit NUK janë në rregull me Zotin: incesti, marrëdheniet me kafshët, përfshirja seksuale me dikë që nuk është bashkëshorti,- ja, yt si edhe seksi me dikë që është i martuar me një tjetër person. Të gjitha këto cilësohen si imorale dhe të gabuara para Zotit. Në të vërtetë, të gjitha mëkatet (jo vetëm ato seksuale) janë në kundërshtim me Zotin që është i shenjtë. Për shembull, në një fjali të vetme të Biblës na thuhet që të shmangim “…imoralitetin seksual, papastërtinë, epshin, lakminë dhe dëshirat e këqija, idhujtarinë, zemërimin, inatin, keqësinë, shpifjen dhe të folurën e pistë…” Nuk ka në fakt, asnjë njeri në tokë që të mund të deklarojë se nuk është prekur nga asnjë nga këto mëkate të treguara në këtë listë të shkurtër. Zoti thotë që ne të gjithë mëkatojmë, por që dëshira e tij është që ne të mos lejojmë jetën tonë të karakterizohen nga imoraliteti seksual, papastërtia, epshi, zemërimi etj. Dhe besoj që ne biem dakort me Zotin në këtë pikë.

Zoti dëshiron që të vijë në jetën e çdonjërit prej nesh dhe të ketë një marrëdhënie të ngushtë me ne, që të na drejtojë në atë çka është e drejtë përpara Tij, që ne të mund të përjetojmë atë që Jezusi e përshkruan si “jetë me bollëk.” Zoti e përshkruan se atë dëshiron që ne të përjetojmë në këtë jetë: dashuri, gëzim, paqe, durim, zemërbutësi, mirësi dhe vetëkontroll. Dhe kur ne hyjmë në një marrëdhënie me Të, Ai i sjell të gjitha këto në jetën tonë. (Unë nuk thashë që Ai kërkon me zor që ne të bëhemi njerëz të dashur, të gëzueshëm, të paqshëm, të durueshëm dhe të mirë). Dashuria e tij, të cilën e njohim në një nivel personal, na bën gjithashtu që ne të duam të tjerët në një nivel më të thellë. Kjo dashuri na ndihmon të jemi të durueshëm me të tjerët dhe të mund ti respektojmë ata më shumë. Një marrëdhënie me Zotin është kaq me vlerë dhe lë kaq shumë shenjë saqë ndikon patjetër ne marrëdhënien tonë me të tjerët.

Më poshtë, janë disa vargje biblike që na tregojnë mendimet e Zotit në lidhje me seksin.

“Largohuni nga kurvëria! Çdo mëkat që kryen njeriu është jashtë trupit, po ai që kurvëron mëkaton kundër trupit të vet.” (1 Korintasve 6:18)

“Sepse ky është vullneti i Perëndisë: shenjtërimi juaj; të hiqni dorë nga kurvëria; jo me pasione epshi, si johebrenj që nuk e njohin Perëndinë, dhe që askush të mos mashtrojë ose t`ia hedhë në punë vëllait të vet, sepse Perëndia është hakmarrësi për të gjitha këto gjëra, sikurse edhe ju thamë më parë dhe e dëshmuam.” (1 Thesalonikasve 4:3-6)

“Matesa të nderohet nga të gjithë dhe shtrati martesor të jetë I papërlyer, spese Perëndia do të gjykojë kurvarët dhe kurorëshkelësit.” (Hebreës 13:4)

 Si të fillosh një marrëdhënie personale me Perëndinë
 Kam një pyetje...
TREGOJUA MIQVE:  

TOP