studentishqiptar.com
 •  Faqja kryesore >> Dhe Jezusi? >> Pse dishepujt e Jezusit nuk pranuan tė heshtnin?

Pse dishepujt e Jezusit nuk pranuan tė heshtnin?

Tė dėshmonin pėr Jezusin do tė thoshte qė dishepujt tė rrezikonin tė torturoheshin, madje edhe tė vriteshin. Pse nuk heshtėn ata?
DYMBĖDHJETĖ APOSTUJT:
1. Andrea - i kryqėzuar
2. Bartolomeu - i rrahur pastaj kryqėzuar
3. Jakobi, biri i Alfeut - i vrarė me gurė
4. Jakobi, biri i Zebedeut - prerė koka me shpatė
5. Gjoni - i syrgjynosur pėr shkak tė besimit tė tij;
     vdiq nė moshė tė thyer
6. Juda (jo Iskarioti) - i vrarė me gurė
7. Mateu - i vrarė me shigjetė
8. Pjetri - i kryqėzuar
9. Filipi - i kryqėzuar
10. Simoni - i kryqėzuar
11. Thomai - i vrarė me shjigjetė
12. Matia - i vrarė me gurė
(burimi: Libri i Martirėve nga Fox)

Secili prej 12 apostujve la familjen dhe punėn, shpesh pėr tė udhėtuar i vetėm nėpėr vende tė largėta, duke shpallur se Jezusi vdiq dhe u ngrit prej sė vdekurish. Pėr shkak se shpallnin ringjalljen e Jezusit, ata u rrahėn, u burgosėn dhe shumė prej tyre u vranė nė mėnyra tė tmerrshme.

A kishin ata ndonjė bazė pse ta deklaronin kėtė? Po. Ėshtė e padiskutueshme se tri ditė pas kryqėzimit tė Jezusit, varri i Tij ishte bosh, pikėrisht siē kishte parathėnė Jezusi. Kundėrshtia qėndron nė faktin se ē'u bė trupi? Disa thonė se dishepujt e Jezusit e vodhėn atė dhe sajuan njė histori se gjoja Ai u ngrit prej sė vdekurish. Gjithsesi, nėse dishepujt e sajuan gjithė kėtė, ata tė gjithė lejuan qė tė ekzekutoheshin, pėr diēka qė e dinin se ishte gėnjeshtėr. Kjo nuk ka kuptim. A do tė vdisje pėr diēka qė e di se ėshtė gėnjeshtėr?

Ato qė kanė kuptim janė faktet historike. Jezusi ishte poshtėruar, rrahur, fshikulluar me kamxhik dhe gozhduar nė kryq ku vdiq pėrpara syve tė publikut. Ata ngulėn njė heshtė nė brinjėn e Tij thjesht qė tė siguroheshin se Ai kishte vdekur. Ai u varros nė njė varr nė shkėmb, nė tė cilin u vunė roje romake pėr ta ruajtur, tė caktuar nga krerėt fetarė tė cilėt kishin frikė se mos bėheshin pėrpjekje pėr ta vjedhur trupin. Por nė ditėn e tretė, rojet ia kishin mbathur, varri ishte i hapur dhe e vetmja provė e mbetur ishin rrobat bosh tė varrimit brenda nė varr.

Qė prej asaj dite, dishepujt thonin se e kishin parė Jezusin tė gjallė fizikisht shumė herė. E njėjta gjė u kishte ndodhur edhe qindra tė tjerėve. Ata patėn biseda tė gjata me Tė, tė gjitha kėto pasi kishin qenė dėshmitarė tė vdekjes sė Tij nga tė rrahurat, kryqėzimi dhe tejshpimi me heshtė. Kur u urdhėruan qė tė mos flisnin pėr ringjalljen e Jezusit, ata u pėrgjigjėn, "Ne nuk mund tė mos flasim pėr ato qė kemi parė e dėgjuar!"

Kėta dishepuj rrezikuan jetėt e tyre pėr tė folur rreth asaj pėr tė cilėn nuk kishin asnjė dyshim, pėr faktin se Jezusi ishte ngritur prej sė vdekurish, duke e provuar kėshtu se Ai ishte gjithēka qė kishte pretenduar tė ishte...Biri i Perėndisė.

Si mendoni ju? Ka shumė mundėsi qė ju kurrė nuk do tė ekzekutoheni pėr besimin tuaj nė Jezusin siē ndodhi me dishepujt e parė, por ju mund tė jeni po aq tė sigurtė pėr tė vėrtetėn e ringjalljes sė Tij dhe ta kuptoni se pse kjo kishte kaq shumė rėndėsi pėr kėta dymbėdhjetė burra. Kliko kėtu pėr tė mėsuar mė shumė pėr Jezusin dhe pėr fakte qė e mbėshtesin ringjalljen e Tij: Pėrtej Besimit tė Verbėr.


Dėrgoja kėtė faqe me e-mail njė shoku
Si tė fillosh njė marrėdhėnie me Perėndinė



P ė r m b a j t j a
Ekzistenca
Dhe Jezusi?
Pėrjetimi
Lidhje
Ēėshtje tė jetės
Enigma
P & P forum
Video





© StudentiShqiptar.com | FAQJA KRYESORE | KREU | NA KONTAKTONI